Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mero Baze / Mos prisni një vendim për 13 Tetorin

10:39 / August 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të shpëtojnë çfarë të mundin nga katastrofa ku ka hyrë opozita, me vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë partinë e parë antikomuniste të Shqipërisë jashtë sistemit.

Këmbngulja e Metës për dekretet e tij, e argumentuar direkt me fatin e Partisë Demokratike, dhe përdredhja  e gjuhës, e aleatëve të Bashës, për tu përfshirë në zgjedhje më 13 tetor, edhe pse nuk do të ketë të tilla, janë një lloj rrethimi që po i bëhet Bashës, jo për tu dorëzuar, por për të pranuar realitetin e ri pas 30 Qershorit dhe fatin e tij.

Por i gjithë ky presion nuk llogarit se për Lulzim Bashën nuk është më prioritet kur do futet PD në zgjedhje, por si do justifikoj ai bilancin e shkatërimit të PD. Tani i kanë skaduar të gjitha gënjeshtrat. I skadoi më 30 Qershor gënjeshtra e madhe e mos mbajtjes së zgjedhjeve, i skadoi dhe deri më 2 gushtë gënjeshtra se nuk do të dorëzoj bashkitë.

Baza e PD ka reaguar shumë herë më me qytetari dhe realizëm se Lulizim Basha. Ata i besuan fatin e tyre Lulzim Bashës, por kur panë që ai i gënjeu, vepruan si qytetarë.

Tani nëse Lulzim Basha pranon 13 Tetorin e Ilir Metës dhe kjo shërben si shkak që Rama të ulet në tryezë me opozitën, Bashës do ti duhet ti përballet me shumë sfida që nuk i mban dot.

Së pari do ti duhet të ulet në tryezë me Ramën, nga e cila egziston një paranojë kombëtare kundër tij. Dhe ai nuk ka fuqi ta bëj këtë dy herë.

Së dyti do ti duhet të pranoj Edi Ramën kryeministër dhe kjo i vë kryqin gjithë masakrës që ai bëri mbi Partinë Demokratike për të mos e futur në zgjedhje dhe për ta nxjerrë nga Kuvendi.

Por mbi të gjitha e çfaktorizon atë si si aktorin kryesor të opozitës, duke nxjerrë si shpëtimtar të saj Ilir Metën.

Ndaj mos prisni që tani Lulzim Basha të shprehet për 13 Tetorin dhe fatin e tij. Ai është thjeshtë duke parë nga i vjen më shumë rreziku, nga këmbngulja për 13 tetorin apo nga kundërshtimi i tij. Ndaj e ka lënë të lirë Ilir Metën të bëj sikur është me 13 tetorin. Po ashtu dhe aleatët e PD.

Ndërsa vet, mos e torturoni ta pyesni çfarë do bëj. Se ndërsa të gjithhë kanë në mendje një zgjidhje për krizën e vendit, ai e di se kjo krizë ka një kryeviktimë që quhet Lulzim Basha. Ndaj ti kërkosh të shprehet për 13 tetorin, është sikur ta pyesësh çdo ditë kur do ikësh.

Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.