Nga Bostoni i Amerikës pas 22 vjetësh shkeli në Kosovë.
Për 45-vjeçarin Nazmi Berisha nga Gurbardhi i Malishevës momenti kur përqafon vëllezërit që i kishte lënë shumë të vegjël është emocionues, njofton Klan Kosova.
Edhe e ëma e tyre, mes lotësh gëzimi mezi rrëfen përqafimin e tre bijve të saj pas kaq shumë vitesh.
Mihanja u befasua edhe nga kërkesa e të birit për të hyrë në shtëpi në fillim të këtij muaji.
Vetë Nazmiu tregon se e pati të pamundur të vinte më herët në vendlindje, pasi nuk kishte nënshtetësinë amerikane.
