Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shaqiri: Dogjani u lirua se i mbaroi mandati, Presidenti mbron ushtarakët nga presionet politike

10:11 / August 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bahri shaqiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa një ditë më parë kreu i shtetit Ilir Meta dekretoi shkarkimin e gjeneral majorit Ylber Dogjani, për shkak të mbarimit të mandatit dhe jo kërkesës së ministres së Mbrojtjes, si përgjegjës për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit, Bahri Shaqiri thotë se lirimi i tij nuk ka lidhje me asnjë pretendim tjetër.

“Një nga detyrat kryesore të Presidentit është edhe mbrojtja e integritetit të ushtarakëve nga presionet dhe lojrat politike”, thotë Shaqiri

Lexo edhe- Meta dekreton shkarkimin e gjeneralit të Forcave Detare

Sqarim i Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Republikës, z.Bahri Shaqiri

Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani është shkarkuar nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, vetëm për shkak të mbarimit të mandatit.

Lirimi i tij nuk ka lidhje me asnjë pretendim tjetër, të ngritur dhe në disa media, se shkarkimi gjoja lidhet me shkelje ligjore.

Presidenti i Republikës nëse do kishte patur bindjen për një shkelje ligjore sado të vogël nga Gjeneral Major Dogjani, do e kishte shkarkuar atë menjëherë, dhe jo kur të plotësonte afatin e tij në krye të Forcave Detare.

Presidenti Meta shpreson se pasuesi i Gjeneral Major Dogjanit i cili do t’i propozohet në këtë detyrë, jo vetëm të ketë integritetin e duhur, por të jetë plotësisht i karrierës në Forcat Detare.

Një nga detyrat kryesore të Presidentit është edhe mbrojtja e integritetit të ushtarakëve nga presionet dhe lojrat politike.

Ylber Dogjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.