Socialistët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e caktuar këtë të shtunë lidhur me kërkesën e partive opozitare për të nisur përgatitjet për zgjedhjet e 13 tetorit.
Kreu i KQZ-së, Klement Zguri tha se mbledhja nuk zhvillohet për shkak se nuk ka kuorum. Ndërsa përfaqësuesi i opozitës e quajti të qëllimshme mungesën e anëtarëve socialistë të KQZ-së. Ndersa administrata e KQZ sqaron se anetaret e tjere nuk kane ardhur se jane me leje te zakonshme.
Një ditë më parë opozita e bashkuar i kërkoi KQZ të nisë sa më parë zbatimin e dekretit të Presidentit për 13 tetorin.
Lexo edhe- Opozita e Bashkuar, letër KQZ-së: Nisni punën për 13 tetorin
