Opozita e bashkuar i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të nisë procedurat për 13 tetorin, datën e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta për zgjedhjet vendore.
Në një shkresë të firmosur nga kreu i PR-së Fatmir Mediu, ai i PAA-së Agron Duka dhe Sekretari i Përgjitshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari thuhet se KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht neneve 2, 10 dhe 21 e vijues të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,kërkojmë nga ana juaj marrjen pa vonesë të të gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas Dekretit të Presidentit në fuqi”.


