Përgatitja: 10 min – Pjekja: 10 min – Sasia: 2 Persona
Si të gatuajmë gaforre antipaste me patate. Gaforrja është një thesar për sa u përket vlerave ushqimore. Mishi i gaforres rrit aftësitë e funksionimit të trurit, forcon kockat, është gjithashtu një stimulant në qarkullimin e gjakut. Gaforret jetojnë në detet e të gjitha kontinenteve por edhe nëpër ujëra të ëmbla, karakterizuar nga një trup qendror me formë të rrumbullakët, ku pjesa më e mirë e mishit është përqendruar tek këmbët e para.
Përbërësit për Si të gatuajmë Gaforre
1 kg gaforre
piper kokërr
gjethe dafine
200 gr patate
2 qepë të njoma
1 kokërr domate
disa feta limoni
2-3 thelpinj hudhra
vaj ulliri
kripë
Përgatitja
Në fillim pastrojmë e lajmë gaforret. Në një tenxhere me ujë të bollshëm hedhim kripë, gjethe dafine dhe piper kokërr. Hedhim gaforret pasi uji ka filluar të ziej. Gaforret do ti ziejmë në zjarr për gati 10 minuta.
Ndërkohë në një enë tjetër vendosim edhe patatet për ti zier. Pasi ziejnë gaforret i nxjerrim nga uji dhe i lemë të ftohen pak. Fillojmë të shkëpusim më radhe këmbët. Heqim pjesën e barkut dhe nxjerrim mishin e bardhë dhe e vendosim mënjanë. Gjithashtu thyejmë edhe këmbët për të nxjerrë palcën.
