Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Asnjë vendim për paditë e Edi Ramës, shtyhen të gjitha për në vjeshtë

14:01 / August 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regjistrimet e tre padive të para për shpifje të firmosura nga Edi Rama në gjykatën e kryeqytetit datojnë në 3 nëntor 2018, ndërsa tre të fundit në 17 qershor 2019.

Sipas padive të siguruara nga A2 CNN, në 18 raste Rama kërkon nga 1 milionë lekë dëmshpërblim nga drejtuesi dhe ish-drejtuesi i opozitës, nga ish-deputetë të PD e LSI, si dhe nga gazetari Ylli Rakipi e aktivistja Sevim Arbana.

Kryeministri pretendon që të paditurit kanë shpifur ndaj tij apo ekipit qeverisës në dalje publike, ose në postime në rrjetet sociale. Shifra e dëmshpërblimit ndryshon vetëm në një prej padive. Në të, kreu i qeverisë kërkon 23 mijë dollarë dëmshpërblim nga ish-kryeministri Sali Berisha për një postim në Facebook në tetor 2018, ku pretendonte se Rama kishte blerë në Nju Jork një këmishë 23 mijë dollarë.

Të 19 paditë janë në proces shqyrtimi dhe në disa prej tyre kryeqeveritari është përballur edhe me kundërpadi. Për shkak të lejes vjetore të gjykatës gjatë muajit gusht, seancat e radhës janë shtyrë për në shtator dhe tetor.

Sipas nismës së përcjellë me bujë nga Rama tetorin e vitit të kaluar, çdo qindarkë e fituar në gjyqet për shpifje do të shkojë në “Fondin e edukimit”.    

gjykate Rama Sevim Arbana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.