Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Koraci, ku një autobus u përplas me barrierën e sigurisë dhe u përmbys në autostradë dhe si pasojë dy persona kanë humbur jetën ndërsa 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informavioneve të policisë dhe ekipeve të emergjencës thuhet se autobusi, i cili ishte i mbushur me pasagjerë dhe po udhëtonte drejt Zagrebit, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, duke përfunduar i përmbysur.
Komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, bëri të ditur se gjashtë prej personave të lënduar, ndodhen në gjendje të rëndë. Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy drejtues mjeti. Sipas informacioneve paraprake, autobusi kishte targa serbe.
Autoritetet kroate kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
