Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama se në shtator, vija bregdetare nuk do të administrohet nga pushteti vendor, por do t’i kalojë shtetit.
Por sipas Nishanit pas kësaj nisme fshihet një tjetër tentativë për të grabitur pronat e bregdetit.
“Deklaratat e Edi Ramës për administrimin e vijës bregdetare një propagandë e shpifur në interes të një kurthi të ri për ti mashtruar shqiptarët dhe për të grabitur pronën më me vlerë të vendit, Bregun e Detit.
Vija bregdetare, Velipoja, Durrësi, Vlora, Saranda kanë 20 vite që janë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe partisë së tij.
Tani, ky kërkon t’ju mbushë mendjen shqiptarëve se do të “vendosë kontrollin e tij mbi abuzimin” !!!!
Mashtrim i paskrupullt në interes të hajdutërisë !
Regjimi mafioz po përgatitet që me parlamentin monist ta grabisë me gjoja ligj pasurinë e bregut e t’ja fal atë oligarkëve që blejnë votat për regjimin kusar. Shqiptarët ti ndalojnë sa më parë kusarët e gjithshkaje”, shkruan Nishani.
