Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë mëngjes aksionin e Policisë në Shëngjin e Velipojë për lirimin e plazheve, që u pasua edhe me procedime penale.
Sipas kryeministrit me ligjin e ri të vijës bregdetare zaptuesit e plazheve nuk do të guxojnë më të sfidojnë shtetin dhe qytetarët.
“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin”, shkruan Rama.
