Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini është shfaqur në një video që po qarkullon në mediat sociale, ku duket se po bën rolin e DJ në një festë në plazh.
Video është bërë ditët e fundit, e zv.kryeministri shihet teksa po argëtohet e po e shijon pafund festën duke kërcyer rrethuar me vajza të veshura me bikini.
Salvini, i cili është gjithashtu edhe ministri i Brendshëm të Italisë, mund të shihet duke miksuar këngët gjatë festës në Papeete Beach në qytetin turistik italian të Milano Marittima, afër Ravenna.
