Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dibër, konstituohet këshilli bashkiak, betohet kryetari i Bashkisë, Dionis Imera

17:10 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dionis Imeraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme është konstituuar Këshilli Bashkiak i Dibrës, si dhe është betuar kryetari i ri i bashkisë, Dionis Imeraj, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pas votimit, në krye të Këshillit Bashkiak është zgjedhur Sokol Sava, ndërsa nënkryetar Xhelal Ndreka i PS dhe Irini Shehu e Bindjes Demokratike.

Në ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë Dibër ishin të pranishëm deputetja e partisë Socialiste Almira Xhembulla, zv. Ministri i brendshëm, Besfort Lamallari, Prefekti i Qarkut Dibër, z. Nexhbedin Shehu.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Dibrës tha  se për të është një përgjegjësi e re pa dallime partiake.

Dionis Imeraj  tha se “në këto katër vite, do të jem kryebashkiak i të gjithë qytetarëve, jo vetëm i atyre që na votuan”.

“Kam besim se me ndihmën e këshillit bashkiak që sapo u konstituua do t’i kalojmë me sukses sfidat që kemi përpara. Besoj se do kemi dhe mbështetjen e instancave të larta për të punuar për bashkinë Dibër.” ka thënë ai.

Zv. Ministri I brendshëm Besfort Lamallari në fjalën e tij deklaroi se si dibran u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin kryetarin e ri. Ndërsa  Deputetja Almira Xhembulla në fjalën e saj tha se është e bindur se secili prej qytetarëve të Dibrës nuk do të jetë peng I askujt por vetë peng i votebesimit të tyre dhe se ka ardhur koha që  anëtarët e këshillit bashkiak të jeni kërkues dhe bashkëpunues. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret dhe emergjencat/ Rama: Në fund të vitit Shqipëria do të ketë 3 avionë për shuarjen e zjarreve, propozon pagë ekstra për zjarrfikësit

13:17 / July 27, 2026

Kryeministri Rama takim me zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile

13:02 / July 27, 2026

Dezinformimi, Rama: Sot, manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit. Nuk duhet më një ushtri për të destabilizuar një vend

12:54 / July 27, 2026

Balla kërkon miratimin e marrëveshjes 302 mln dollarë me SHBA: Historike për mbrojtjen e Shqipërisë

12:13 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.