Ashtu si në vendin tonë, ku disa shërbime janë rajonizuar në qendër të prefekturave, edhe në Dibër të Madhe pushteti qëndror ka vendosur që disa institucione të vendosen larg dibranëve. Sipas tyre partitë politike shqiptare nuk kanë lobuar si duhet për t’u ardhur në ndihmë votuesve të tyre. banorët e Dibrës thonë se drejtoria e tatim-taksave është istaluar në qytetin e Tetovës, gjykata lokale në Gostivar, Policia në Tetovë, etj. Dibranët ankohen sakaq se në këtë qytet është mbyllur dega e Universitetit të Tetovës, duke vështirësuar shkollimin e studentëve shqiptarë. Sipas tyre politikat e ndjekura nga Shkupi zyrtar janë ato të Beogradit. Shqiptarët ndjehen të braktisur, të përbuzur, të lënë pas dore. Ktheni institucionet në Dibër !, është apeli i banorëve shqiptarë matanë kufirit. Argumenti është se Dibra para 100 vitesh, kur përzuri serbët nga trojet shqiptare, ka pasur institucionet e veta të pavarura, ndërsa aktualisht ato janë larg qytetarëve. Sipas tyre liderët e partive politike shqiptarë janë fajtorë për gjendjen e krijuar.
Postime te ngjashme
Add A Comment