Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapet sasia më e madhe e heroinës në historinë e Britanisë së Madhe, vlera mbi 40 milion paund

22:50 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Heroina per web
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britaninë e Madhe, ka deklaruar se ka sekuestruar sasinë më të madhe të heroinës në historinë e Britanisë së Madhe me vlerë 40 milionë paund.

Konfiskimi  i sasisë së madhe të heroinës u arrit pas një operacioni ndërkombëtar.

Agjencia bëri me dije se oficerët nga Forca Kufitare së bashku me inteligjencën britanike, identifikuan një anije të dyshimtë në Felixstoëe në ujërat angleze.

Pas kontrollit të imtësishëm, oficerët zbuluan një ngarkesë me afërsisht 398 kilogramë heroinë, brenda një kontenieri me peshqirë dhe rroba banjoje.

‘Droga do të vlente të paktën 9 milionë euro për kriminelë të organizuar që shesin të gjithë dërgesën me shumicë, dhe të paktën 40 milionë në nivelin e rrugës në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera evropiane’, tha Agjensia Kombëtare Britanike e Krimit.

Mësohet se pasi u sekuestrua ngarkesa e heroinës, anija është lejuar që të rikthehet në destinacionin e saj.

Pasi mbërriti në portin e Antëerpit në Belgjikë, kontenieri u zhvendos me kamion në qytetin holandez të Roterdamit nën vëzhgimin e afërt të policisë.

Ndërkohë edhe policia hollandeze ka bërë dy arrestime në lidhje me ngarkesën e kapur të heroinës në Britani.

‘Konfiskime thelbësore si kjo ndihmojnë për të mbajtur komunitetin e sigurt dhe për të goditur grupet e krimit të organizuar të përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës’, tha Zëvendës Drejtori i Forcave Kufitare Mark Kennedy.

40 milion paund BRITANIA E MADHE heroine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.