Me vrull e ka nisur punën kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana. Që ditët e para ai ka ngritur në këmbë gjithë punonjësit e bashkisë për të ndryshuar gjendjen e krijuar në këtë bashki. Në një postim në rrjetet sociale Arbana shkruan:
Në 100 ditët e para të mandatit tim do të bëjmë 200 punë konkrete për Shijakun.
Sot sërish në terren duke punuar me punonjësit e mirëmbajtjes, duke pastruar e duke lyer urën e qytetit, për tu kujdesur për hapësirat publike Kjo në kuadër të realizimit të sa më shumë punëve të mira për Shijakun, për të përmirësuar kushtet dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
Nën moton “Çdo ditë nga dy punë të mira për Shijakun që duam”, në 100 ditët e para të qeverisjes shpresoj shumë të arrij të bëj plot 200 punë konkrete për Shijakun dhe Njësitë Administrative.
Nga
premtimet e mia elektorale dhe planet më të afërta që kam për të realizuar
janë:
Nisja e ndërtimit të një shkolle të re 9-vjeçare në Borakë
Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm,
Ndërtimi i Parkut të qytetit për më shumë hapësira clodhjeje për
qytetarët,
Nisjen e ndërtimit të dy shkollave të reja,
Qendër shëndetësore në Njësinë Administrative Xhafzotaj etj.
Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me donatorë të huaj dhe vendas që duan të ndërtojnë kopshte, shkolla dhe qendra shëndetësore për t’i shërbyer më shumë komunitetit përmes investimeve të tyre.
Falenderoj të gjithë ata qytetarë të përgjegjshëm për kontributin e tyre vullnetar. Përmes punëve vullnetare duam të ndërgjegjësojmë komunitetin për ruajtjen e këtyre hapësirave. Bëj thirrje gjithashtu të bashkohen sa më shumë të rinj, e jo vetëm që të punojnë vullnetarisht për të përmirësuar infrastrukturën publike, por edhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.
