Jo vetëm një. Por dy. Sapo është prezantuar seria e 10 e Samsung Galaxy Note. Versioni i dedikuar për përdoures biznes, është zgjeruar dhe këtë herë përveç versionit klaslik me ekranin prej 6.3 polsh vjen dhe Note 10 Plus me ekranin 6.8 polsh.
Për më tepër Note 10 Plus është i disponueshëm për rrjetin 5G. Porosia për do mund të bëhet mnga datat 7 deri në 22 gusht dhe çmimet do të nisin nga 979 euro për versionin “e fashës së ulët”, deri në 1229 euro për pajisjen me kontektivitetin e gjeneratës së pestë.
Risitë e tij në thelb përqendrohen tek projektimi, produktiviteti, kreativiteti dhe performanca. Ekrani Edge to Edge është bërë një nga markat tregtarë të Samsung dhe Note 10 vjen në disa ngjyra, nga atmosfera klasike e zezë, teka aureola e bardhë e deri tek fluksi më i dendur i aurave.
Përsa i përket produktivitetit, sigurisht që Lapsi është kryesori që këtë vit ka dhe më shumë funksionalitete dhe garanton një njohje të shkrimit të lirë të dorës.
Ajo ka tre kamera të pasme, ajo e përparme e integruar në ekranin e pajisjes dhe bateria varion nga 3500 në 4300 mAh, me një kohë rimbushje për vetëm 30 minuta.







