Një ditë më parë Disney njoftoi se do të bëjë sërish filmin klasik që e duan të gjithë “I vetëm në shtëpi”, me protagonist Mecaulay Culkin në rolin e Kevin çapkënit që shpëton shtëpinë nga hajdutët, teksa familjarët harruan ta merrnin me pushime.
Lexo edhe- Rikthehet “I vetëm në shtëpi”, por fansat e filmit kanë diçka për të thënë
Por ndaj këtij vendimi ka reaguar vetë aktori Culkin i cili paska vendosur të argëtohet pak me këtë vendim duke postuar një foto të vetes në rol.
“Kështu do të duket një version i ri i ‘Home Alone”, shkruante ai në përshkrimin e fotos ku shfaqej i ulur në kolltuk me barkun e fryrë dhe duke mbajtur një pjatë me ushqim para një laptopi.

Mirëpo Disney ka bërë të ditur se ky film do të risillet për brezin e ri, bashkë me dy filmat e tjerë “Night at the Museum” dhe “Diary of a Wimpy Kid”. Por ky lajm nuk është pritur mirë nga fansat e “I vetëm në shtëpi”,
