“Qytetari dixhital” duket se po kthehet në trend në politikën shqiptare, ku pas Berishës tashmë po e përdor shumë dhe pasardhësi i tij Edi Rama.
Por ndryshe nga Berisha, që ndonjëherë vihet në pikëpyetje vërtetësia e atyre që shkruan, kryeministri Rama poston drejt për drejtë mesazhin që i ka mbëritur dhe pa dashje na tregon dhe sa nuk ka lexuar.
E fundit është sms-ja e sotme për pastrimin e plazhit të Golemit në Kavajë, ku kryeminsitri na zbulon se ka në Whatsapp plot 1624 mesazhe të palexuara. Sigurisht, tashmë që është me pushime Rama ka më shumë kohë për t’i lexuar të gjitha.

