Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një konferencë për shtyp këtë të premte, ku flet për vijimësinë e aksionit opozitar dhe denoncimet e tij për aferat korruptive të qeverisë.
Shumë kush ka shkuar me pushime tha Basha, por “hajduti nuk ka shkuar me pushime”.
“Kam qenë këtu para një muaji kur denoncova qasjen e fundit të grabitjes së parave të shqiptarëve nga Edi Rama dhe sot dua ta them fare qartë se modeli që ai përfaqëson është modeli i regjimeve më të korruptuara në botë”, tha Basha.
Ai ka përshëndetur dhe kthimin e ligjeve për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum- Dukat nga Presidenti Meta, pasi Basha tha se kostot po fryhen dhe tenderat i jepen klientëve të Ramës.
Vijon…
