Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj postoi në ”Facebook” një foto të gjobitjes së një Lamborghini në ditën e sotme në kryeqytet. Ai ka ironizuar drejtuesin e mjetit duke iu drejtuar me fjalët ‘’makina yll, parkimi yll’’.
Me këtë foto, Veliaj paralajmëron se nuk do të ketë tolerime për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
‘’Makina yll- parkimi fyll!
Herën tjetër kur të parkosh lambon gjeje një vend më të mirë.
Po pse më çuna?! Më doli goja duke ju thënë!’’


