Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Ju pëlqen lakra turshi, mësoni si ta bëni

19:32 / January 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lakra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turshitë janë fantastike veçanërisht gjatë periudhës së dimrit. Ato shoqërojnë në mënyrë fantastike gatimet e ngrohta duke u dhënë një shije të veçante çdo pjate në tryezë.

Më poshtë keni një recetë fantastike të përgatitjes së lakrës së grirë turshi me uthull.

Kjo është pikërisht periudha ideale e përgatitjes së tyre nga amvisat, për t’i patur më pas e shijuar edhe për muajt në vijim.

Përbërësit

( Receta më poshtë është  për 5 kg lakër turshi )

5 kg lakër e bardhë

4-5 karrota (sipas dëshirës)

3 litra ujë

700 ml uthull (rrushi ose molle)

150 gr kripë

2 lugë gjelle sheqer

Përgatitja

Fillimisht, AgroWeb.org ju udhëzon të grini lakrën imët bashkë me karrotat dhe nëse dëshironi shtoni edhe disa speca jeshilë ose të kuq.

Grijini të gjitha hollë dhe përzjeini bashkë në një enë të madhe.

Në një tjetër enë të madhe përgatisni shëllirën, shtoni ujin, kripën, sheqerin dhe uthullën. Përziejini mirë me njëra tjetrën.

Më pas, shtoni ujin në enën ku keni lakrën e grirë dhe lëreni ashtu përreth 3-4 orë.

Në vijim, vendosni lakrën e grirë në kavanoza të mëdhenj dhe mbusheni me shëllirën e përgatitur.

Mbylleni kavanozin ose kavanozat hermetikisht dhe lërini në një vend të freskët përreth 2 javë, e më pas konsumojini.

Pasi të keni hapur kavanozin ruajeni më pas në frigorifer.

Kur t’i servirni marinojini me vaj ulliri dhe pak piper të zi dhe spec djegës nëse dëshironi./AgroWeb.org 

mesoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Të hash çdo ditë të njëjtën gjë, çfarë i ndodh organizmit

22:59 / August 29, 2025

Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë

09:44 / July 12, 2025

120 ndërtime në plan për t’u shembur në Theth, reagon Kisha Katolike

21:49 / July 11, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.