Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook lidhur me operacionin e policisë për lirimin e plazheve publike në Shëngjin dhe Velipojë, duke thënë se janë dy xhunglat e mëdha që janë krijuar nga paaftësia dhe zullumhania kronike e bashkive të djathta.
“Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumentave të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta🤮Çlirimi i tyre nga zaptuesit vazhdon përditë, por fundi pa kthim i lukunisë së zaptuesve, do të vijë me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin Popullit👊”, shkruan Rama.
