Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Letrat e lagura për fytyrë, ja çfarë duhet të dini sipas dermatologëve

11:42 / August 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fytyra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur vjen puna te pastrimi i fytyrës, ka një shumëllojshmëri detergjentësh dhe mënyrash. Një prej tyre është edhe përdorimi i letrave të lagura. Ato janë shumë komode sidomos kur jemi në udhëtime apo pas një dite të lodhshme në punë.

Megjithatë duhet të keni disa gjëra parasysh sepse jemi duke folur për pastrimin e fytyrës. Pastrimi më i mirë është pastrimi me sapunë apo me detergjentë të cilët janë të përshtatur sipas llojit të lëkurës suaj. Pastrimi me letra të lagura nuk është i rekomanduar sepse ndonëse heqin pjesën më të madhe të make up-it, nuk mund ta pastrojnë tërësisht fytyrën.

Nëse do të shikoni fytyrën ajo nuk është plotësisht e pastër pas pastrimit me letra. Pastruesit e fytyrës dhe letrat e lagura përmbajnë të njëjtët përbërës, por me letrat e lagura ju anashkaloni një hap shumë të rëndësishëm ,shpërlarjen me ujë. Për këtë arsye fytyra do të përmbajë akoma papastërti.

Duke mos e shpërlarë fytyrën me ujë, një pjesë e baktereve dhe papastërtive që mbeten në lëkurë bëhen shkak për irritime të mëtejshme. Kjo ndikon në çdo lloj lëkure, sidomos në fytyra me probleme si ato me ekzemë apo me akne. Duke përdorur letrat e lagura ju ushtroni forcë për të pastruar fytyrën, kjo bën që lëkura të irritohet.

Dermatologët këshillojnë që nëse jeni të detyruar t’i përdorni letrat e lagura, sigurohuni që të përdorni disa copë dhe jo vetëm një letër, në mënyrë që të largohet pjesa më e madhe e papastërtive. Menjëherë pas saj shpërlajeni fytyrën me ujë të pastër në mënyrë që të largoni bakteret dhe papastërtitë. 

dermatologë Letrat e lagura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.