Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Valdrin Pjetri reagoi për ‘traktet’ kundër tij, PD e Shkodrës: A të kujton gjë data 27 Janar 2003?

15:49 / August 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valdrin trakt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reagimit të kryebashkiakut të zgjedhur në 30 qershor të Shkodrës, i është përgjigjur menjëherë PD e Shkodrës. Valdrin Pjetri, reagoi pasi mbështës të opozitës sot në mëngjes kishin shpërndarë në të gjithë qytetin fletushka me mbishkrimin“Narko-Valdrini jashtë Bashkisë”.

Pjetri i konsideroi trakte këto fletëpalosjet dhe me një postim në Facebook tha se “kjo është organizuar nga 4-5 persona që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve”.

Por PD e Shkodrës i kujton një datë: “Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetarë, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të cojnë në burg! E kot të të ripyesim a të kujton gjë data 27 Janar 2003, sepse e kemi të qartë që të ka marrë peng Edi Rama dhe nuk të lejon ta kujtosh”.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA SHKODËR

Trafikanti i Ramës në Shkodër qenka shqetësuar nga reagimi i qytetarëve të ndershëm të Shkodrës, që nuk pranojnë që qyteti të jetë peng i trafikantëve të drogës dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar.

Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetarë, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të cojnë në burg!

Shqetësohu nga letrat e autoriteteve ligjzbatuese italiane, QË NUK JANË TRAKTE dhe që provojnë se je një person i dënuar për trafik drogë. Këto letra të ndalojnë të uzurposh zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, të cojnë në burg për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit dhe të bëjnë subjekt të menjëhershëm të ligjit Antimafia! Në këtë të fundit nuk të ndihmon dot as Edi Rama, as Tom Doshi, as babai dhe as vëllai.

E kot të të ripyesim a të kujton gjë data 27 Janar 2003, sepse e kemi të qartë që të ka marrë peng Edi Rama dhe nuk të lejon ta kujtosh.

E kot të presim për një përgjigje, sepse ti ke vendosur të mashtrosh dhe të fshihesh nga e vërteta njëlloj si Elvis Rroshi i Kavajës!

Prandaj nesër shqiptarët do kenë mundësi të shikojnë me letra (dhe jo trakte) se çfarë është për përfaqësuesin politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër data 27 Janar 2003.

Deri nesër ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të cojnë përpara, drejt greminës!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.