Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Greqi/Vdes shqiptari që shpëtoi 70 qytetarë nga zjarret, SMS prekëse e Micotakis

22:28 / August 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosta 600x450
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është ndarë nga jeta peshkatari me origjinë shqiptare, Kostas Arvanitis, i cili u kthye në hero në Greqi, pasi shpëtoi 70 persona gjatë zjarreve në Mati, vitin e kaluar.

70-vjeçari luftonte prej kohësh me sëmundjen e kancerit, ndërsa mediet fqinje raportojnë se ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Për ndarjen nga jeta të shqiptarit ka reaguar edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili shkruante: Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do të jetë shpenzim publik. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne për trimërinë që tregoi natën e tragjedisë kur pa e menduar dy herë shpëtoi 70 persona.

Si u kthye peshkatari në heroin e Greqisë?

Kur në kalendar shënonte data 23 korrik, Arvanitis duhet që të ishte në një festë për të festuar ditëlindjen e tij me gruan dhe familjen. Në vend që të festonte, Arvanitis nuk ngurroi asnjë minutë që të merrte varkën e tij të peshkimit dhe të nxitonte për të shpëtuar dhjetëra njerëz të bllokuar në brigjet e Matit.

Në bord duke ndihmuar peshkatarin ishte gruaja e tij Chryssa, djali Dimitris dhe punonjësi egjiptian Mahmout Messafer. “Unë nuk isha në gjendje të menaxhoja dhimbjen, dëshpërimin dhe pikëllimin kur çdo person që unë njihja digjej e përvëlohej. Unë nuk kam folur shumë për atë që kam përjetuar atë natë, pasi nuk mund të përballoja dhimbjen dhe dëshpërimin”, tha shqiptari pas ngjarjes.

Një vit më parë, Greqia u përballë me një nga zjarret më shkatërrues që janë parë ndonjëherë, nga të cilët humbën jetën 103 njerëz, mes tyre edhe tre shqiptarë. (BW)

Capture 8


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026

“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë

13:41 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.