Një ngjarje që mund të rezultonte me viktima ka ndodhur në Pogradec.
Mësohet se 72-vjeçari R.F me banim në fshatin Dardhas ka hedhur në drejtim të dy vëllezërve një granatë luftarake.
Objektiv i sulmit kanë qenë vëllezërit B.F dhe D.F, përkatësisht 42 dhe 40 vjeç.
Si pasojë ka mbetur i plagosur D.F ndërsa i moshuari është prangosur nga Policia.
Tentativa e vrasjes ka ndodhur për motive të dobëta ndërkohë që pritet sqarimi i plotë i ngjarjes.