Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Intervista e ish-pronarit të firmës piramidale VEFA gjatë viteve të burgut

11:13 / August 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vehbi Alimuça
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vjeshtën e vitit 1996 shqiptarët filluan të magjepseshin nga modeli i një kapitalizmi krejtësisht të çuditshëm. Një kapitalizmi që të lejonte të qëndroje në shtëpinë tënde dhe të arrije fitime përrallore që nuk mund të arriheshin përmes punës dhe as përmes një biznesi mjaft fitimprurës. Rreth 850 mijë shqiptarë, sipas burimeve të shtypit në Shtator të vitit 1996 e siguronin jetesën e tyre relativisht luksoze falë firmave piramidale.

Vehbi Alimuça, një prej presidentëve të kompanive të mëdha rentiere të asaj kohe, e cila në Janar të 1997-ës kapi shumën e kursimeve 130 milionë dollarë ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”.

Prej shumë vitesh ai vuajti dënimin në burgjet shqiptare. Alimuça u dënua me 20 vjet burgim për një sërë akuzash, kryesorja e të cilave ishte “përfitim përmes mashtrimit”. Presidenti i VEFA-s përmes emisionit do të rrëfente për herë të parë pas 10 vjetësh për kompaninë e tij dhe se si u zhdukën dollarët.

“Dënimi im është 20 vjet, më shumë se çdo president tjetër i firmave huamarrëse. VEFA lindi zakonshëm në fillim të viteve 90-të. Unë fillova të kryeja disa biznese, fillova të merrja mallra industriale dhe ushqimore me shumë. Aktiviteti zhvillohej në Tiranë dhe më 1993 u regjistrua VEFA me përgjegjësi të kufizuar. Pas zhvillimit të aktivitetit me artikujt që tregtonim fitimi ka qenë shumë i lartë, ka qenë gati edhe 200%. U deshën disa muaj që të ndihesha milioner. Në vitin 1993 firma VEFA ka pasur 523 punonjës të siguruar në aktivitetet që në kryenim në agroblektori, industria ushqimore, rritja e shpendëve, shoqëri ajrore, detare, fabrika tulle, vere, birre, kombinate druri, sallami etj. Të gjitha këto erdhën rrjedhshëm.  Procesi i huamarrjes ka nisur në fund të vitit 1994 për arsye se gjërat po ndodhnin shumë shpejt, njerëzit kishin besim të jashtëzakonshëm në aktivitetin tonë dhe në vitin 1994-95 u punësuan 12 mijë persona. Kemi shtrirë aktivitetin në 27 rrethe të vendit. Në fund të 1993 unë kam pasur rreth 40 milionë dollarë xhiro të cilat janë të gjitha të pasqyruara. Më pas na lindi nevoja që të zgjeronim aktivitetin sepse e shikonim që prodhimi ecte dhe u drejtuam në bankat e kategorisë së dytë dhe nuk kishin mundësi të na ndihmonin. Huamarrja lindi më tepër si një dëshirë e dyanshme. Në asnjë rast unë nuk kam shkuar ti kërkoj para njeriu. Fillimisht e nisëm me huamarrje 6% , më pas me 8%. Në fund të 1994 deri në fund të 1996 zgjati ky aktivitet më pas u bë ndalimi me ligj i huamarrjes. Në fund të 1996-ës kemi pasur 296 milionë dollarë. Në fund të janarit të 1997 kemi pasur 92 mijë kreditorë dhe kemi vijuar likujdimet e kreditorëve deri më 26.6.1997, tre ditë përpara zgjedhjeve. Pas 1997 gjithçka u bllokua”, tha Alimuça.

VEFA Vehbi Alimuça
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.