Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndarja nga jeta e Fatos Baxhakut, ASH fjalë prekëse: Vendi i tij në gazetari i pazëvendësueshëm

09:02 / August 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Për vdekjen e gazetarit të njohur Fatos Baxhaku shprehu ngushëllimin dhe Akademia e Shkencave.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ASH ka përcjellë një mesazh mjaft prekës.

‘Fatos Baxhaku krijoi modelin e reporterit televiziv në një shoqëri të lirë. Ishte i pari që, me emisionin dokumentar ‘Jashtë bulevardit’ e shpërnguli gazetarinë shqiptare nga sallat e konferencave të shtypit, ku ishte vetëngujuar, tek jeta e njerëzve të zakonshëm të popullit, të braktisur në fatin e tyre’, shkruhet ndër të tjera në mesazhin ngushëllues të ASH.

Statusi i plotë:

Fatos Baxhaku u nda nga jeta.

U nda nga jeta në mënyrë të parakohshme publicisti dhe kërkuesi shkencor Fatos Baxhaku.

Për disa vite me radhë (1986-1992) Fatos Baxhaku punoi si kërkues shkencor në rrjetin e instituteve kërkimore albanologjike të Akademisë së Shkencave.

Përfundoi studimet doktorale për histori dhe botoi në gjermanisht bashkë me albanologun e mirënjohur Peter Bartl monografinë kushtuar doktrinës “cultus protectorati” të perandorisë biqefale austrohungareze për mbrojtjen e të krishterëve në Ballkanin otoman.

Vendi i tij në gazetarinë tradicionale dhe televizive gjatë tri dekadave të fundme ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

Fatos Baxhaku krijoi modelin e reporterit televiziv në një shoqëri të lirë.

Ishte i pari që, me emisionin dokumentar “Jashtë bulevardit” e shpërnguli gazetarinë shqiptare nga sallat e konferencave të shtypit, ku ishte vetëngujuar, tek jeta e njerëzve të zakonshëm të popullit, të braktisur në fatin e tyre.

I ndjeri Fatos Baxhaku e përcolli dijen dhe përvojën e tij tek gazetarët e rinj edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe si editor në të përditshme të njohura.

I pabujshëm, po aq sa dhe i suksesshëm, Fatos Baxhaku do të kujtohet si njeri e profesionist i shkëlqyer, si koleg i dashur dhe drejtues dinjitoz.

I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.

Fatos Baxhaku gazaetari tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.