Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ç’po ndodh me naftën në Shqipëri?

10:27 / April 25, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nafta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambienti i pafavorshëm i çmimeve në tregun ndërkombëtar ndikoi negativisht prodhimin e naftës në vend gjatë vitit 2016.

Sipas të dhënave nga Ministria e Energjetikes prodhimi i naftës ra me 18 për qind në krahasim me vitin paraardhës.

Prodhimi total arriti në 1 milionë tonë më 2016 nga mbi 1.2 milionë tonë që ishte me 2015. Sipas të dhënave 91 për qind e prodhimit në vend (922 mijë tonë) u realizua nga Bankers Petroleum.

Albpetrol radhitet i dyti për sasinë e prodhimit me mbi 50 mijë tonë. Në radhe vijnë Transatlantic me 49 mijë tonë, Transoil me 25.5 mijë tonë, Sherwood me 2.8 mijë tonë, Phoenix me 4 mijë tonë.

Që nga vitet 1990, prodhimi i naftës ka shënuar nivelin më të lartë në vitin 2014 me mbi 1.3 milionë tonë që përkon me një situatë më të mirë të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Shqipëria është një vend hidrokarbur mbajtës, i cili ka rreth një shekull që prodhon nafte dhe gazi.

Veprimtaria hidrokarbure në Shqipëri i ka fillimet e saj rreth viteve 1800, kur u kryen ekspeditat e para gjeologjike, dhe më pas, rreth viteve 1900, kur këto operacione u intensifikuan më tej dhe u kurorëzuan me zbulimin e mjaft vendburimeve të naftës dhe gazit.

Bashkëpunimi me industrinë ndërkombëtare të naftës ka filluar në fillim të viteve 1900, kur u dhanë një numër koncesionesh për shoqëri të huaja, nga më të mëdhatë e kohës.

Pas viteve 1990 janë zhvilluar disa raunde liçencimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve dhe janë lidhur një numër marrëveshjesh hidrokarbure me shoqëri të huaja. Gjatë kësaj periudhe janë kryer një numër i madh operacionesh hidrokarbure dhe janë grumbulluar një numër i madh të dhënash, të cilat shfrytëzohen për punimet në vazhdim.

Zhvillimi i operacioneve hidrokarbure bëhet e mundur si rezultat i një legjislacioni specifik dhe mjaft efektiv në këtë fushë. Gjithashtu në këtë fushë ekziston dhe një organizim institucional mjaft i përshtatshëm. Për zhvillimin e aktivitetit të licencimit AKBN ka hartuar procedura të cilat janë mjaft të qarta dhe mundësojnë një proces licencimi mjaft të shpejtë. /Monitor/

prodhimi i naftes bruto 1493104650 2264977
prodhimi i naftes bruto nga kompanite 1493104650 3829757

Nafta Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rënie e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare pas sinjaleve nga bisedimet SHBA–Iran

10:24 / June 22, 2026

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Francë, takim me Macron në Pallatin Élysée

10:15 / June 22, 2026

“Daily Express”: Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga Britania

10:10 / June 22, 2026

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, temperaturat në nivele rekord për muajin qershor

09:21 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.