Sipas një studimi që kërkon të zhvillohet kërkime urgjente në Arktik dhe Alpe u zbuluan grimca të vogla plastike. Këto grimca të transportuara nga era, bien më pas në formën e dëborës.
Secili nga ne me siguri e di që miliona tonelata mbetje plastike zhvendosen nëpër lumenj dhe oqeane, ku dekompozohen në copëza më të vogla nën veprimin e dallgëve dhe të rrezeve ultravjollcë të Diellit.
Por në një studim të ri të publikuar të mërkurën është zbuluar se copëza plastike mundet që gjithashtu të transportohen në distanca të mëdha në atmosferë.
Mbetjet të cilat janë të vogla rreth pesë milimetra, bien shumë larg në distancë nga vendi i tyre i origjinës në formën e dëborës. Në këto përfundime arritën shkencëtarët e “Institutit Gjerman Alfred Wegener” dhe të Institutit Zviceran të kërkimit mbi dëborën dhe ortekët.