Parku Kombëtar i Lurës është një park kombëtar i ndodhur në verilindje të Shqipërisë. Ai ka një gjatësi prej 12.8 km2, teksa përfshirë edhe pjesën lindore të Kurorës së Lurës.
14 liqenet akullnajore të tij krijojnë një ambient shumë tërheqës dhe piktoresk në të njëjtën kohë.
Turistë vendas dhe të huaj nuk reshtin së vizituari Lurën, e gjithë kjo për bukuritë dhe madhështinë që posedon në vetvete.
Por ka edhe të tjerë liqene të cilat ndodhen në Lurë. Midis tyre përmendim liqeni i Zi 8 hektarë, liqeni i Pishave 13 hektarë, liqeni i Luleve 4 hektarë dhe Liqeni i Madh, 32 hektarë.
Në stinën e dimrit këto liqene krijojnë ndjesinë e të pasurit para vetes pasqyra të ndritshme e të shkëlqyeshme, ndërsa vera është ajo stinë e cila vesh vellon jeshile me ngjyrat e luleve të saj shumëngjyrëshe.
Parku Kombëtar i Lurës, nga viti në vit po shton ndjeshëm numrin e frekuentuesve dhe vizitorëve të saj.
Është një ndër vendet, të cilat së paku njëherë në jetë, secili nga ne duhet ta vizitojë, në mënyrë që gjithmonë të ketë kujtime të bukura për t’u mbajtur mend.