Disa të rinj e të reja të Shkodrës rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit.
Sipas tyre, është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga persona pa legjitimitet dhe që përfaqësojnë pakicën e pakicës në Shkodër.
Të rinjtë janë shprehur, gjithashtu, se është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.
