Asnjëherë mos e zemëroni pronarin e një restoranti shqiptar- kështu e nis një artikull gazeta italiane, ‘Corriere”, një ndër më të mëdhatë në vend.
Një grup turistësh spanjollë, shkruan gazeta, u larguan nga një restorant në Porto Palermo në jug të Shqipërisë, duke mos vlerësuar shërbimin e ofruar.
Një gjest që pronari, Mihal Kokedhima, nuk e pëlqeu aspak aq sa ndoqi furgonin iberik.
Në artikull thuhet se burri e ngjit mbi furgon duke arritur të thyej xhamin për të depërtuar brenda. Kështu ndodhi për mbi tre kilometra, ndërsa brenda njëri prej djemve shqiptar, shkelmonte pronarin e restorantit, ndërsa vizitorët ishin të dëshpëruar.
Në një moment turistët gjithashtu telefonojnë policinë dhe i kërkojnë burrit të shkëputet, i cili është i gjakosur. Sapo mjeti ndalet, pronari përpiqet të hapë derën, por shoferi arrin ta mbyllë atë.
Kokedhima u arrestua, ndërsa Ministri shqiptar i Turizmit takoi vizitorët duke u dhuruar një tufë me lule.