Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lexoni për 5 shenjat që tregojnë se po e llastoni fëmijën tuaj

12:27 / August 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femije 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e fëmijëve mund të jetë një veprimtari shumë sfiduese!

Ndonjëherë nuk është e lehtë të dalloni nëse po e llastoni fëmijën apo jo, në fund të fundit nga mund ta dini ju nëse sjellja e tij nuk është normale për moshën që ka apo nuk është shenjë e një problemi serioz që ju e keni anashkaluar më parë.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni dhe të bëni ndryshimet e nevojshme, ‘pernenat.al’ ju sjellë një listë me 5 shenja që tregojnë që po e llastoni fëmijën tuaj.

1. Dorëzoheni përpara të gjitha kërkesave që ai ka

Ndonjëherë për të bërë fëmijën tuaj të lumtur apo thjesht për ta pushuar së qari i blini një lodër apo shtoni kohën e tij përpara televizorit. Meqënëse këto janë gjëra që nuk kanë ndonjë kosto të madhe ekonomike, ju nuk mendoheni 2 herë përpara se t’ja plotësoni dëshirat që ka. Por kjo nuk është në interesin e tij më të mirë pasi e mëson atë se mund të ketë gjithçka që kërkon.

2. Bëni kërcënime boshe

Të gjithë kemi bërë kërcënime boshe por është më mirë që të mos i praktikosh ato tek fëmijët kur në fund të fundit s’keni për t’i mbajtur. Pasi në këtë mënyrë ata mësohen me idenë se kercenimet tuaja janë thjesht fjalë dhe nuk kanë asnjë pasojë për ta.

3. Mbroni fëmijën tuaj nga emocionet e forta

Asnjë prind nuk dëshiron të shikojë fëmijën e tij duke kaluar eksperienca të vështira emocionale, por ndonjëherë prindërit e teprojnë me të vërtet dhe në vend se t’i përqafojnë e t’i falin dashuri fëmijës, ata i blejnë lodra apo ëmbëlsira në mënyrë që fëmija të harrojë këto eksperienca e mos të përballet kurrë me emocione të tilla.

4. I mbingarkoni me të mira materiale

Të gjithë duam që fëmija ynë të ketë më të mirën dhe nëse ju mund ta përballoni ekonomikisht e nuk do ta keni problem, mund të ndodhë që t’ju pëlqejë proçesi i dhurimit të dhuratave. Por mos e teproni, mbingarkesa me të mira materiale është shenja më tipike e një fëmijë të llastuar.

5. E korruptoni fëmijën që të bëj diçka

Të bësh fëmijët të dalin jashtë shtëpisë në ditët e sotme mund të jetë një sfidë më vete, por disa prindër e kanë zgjidhur këtë me anë të “korrupsionit”. Për të mos u munduar shumë, ata i premtojnë, blejnë fëmijëve një ëmbëlsirë apo një lodër nëse fëmija do të pranojë të dalë për një shëtitje me ta. Por kjo nuk është një mënyrë efektive për të motivuar fëmijët. thjesht i llaston më shumë ata.

tuaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.