Mësimi i një gjuhe mund të jetë e mundimshme për shumë njerëz pasi kërkon shumë kohë, por sipas gjuhëtarëve nëse ndjekim disa taktika, mjaftojnë edhe vetëm 15 minuta në ditë.
Karolinë Schnur zbulon më poshtë disa mënyra se si mund të mësoni gjuhën e huaj për vetëm 15 minuta në ditë.
Bëjeni zakon të lexoni çdo ditë
Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të lexoni diçka çdo ditë. Në mos 15 minuta të paktën 10 minuta, do t’iu duhen pasi kështu mund të bëni lidhjen me atë që lexoni.
Lexoni teksa udhëtoni
Gjithnjë duhet të lexoni në momentin më të përshtatur për ju, kur jeni duke pushuar ose udhëtuar, kështu e gjithë vëmendja juaj do të përqëndrohet tek leximi.
Ndërthurni besimin me gjuhën që dëshironi të mësoni
Nëse pranë jush ndodhet një restorant spanjoll, pse jo mund të hyni duke provuar të përshëndetni dhe pororsitur në gjuhën që ju keni vendosur të mësoni.