Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rozmarinë dhe uthull molle/ Flokë të bukur e të shëndetshëm në pak minuta

14:59 / August 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
floke rozmarine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rozmarina përmban shumë vajra esencialë të cilët e ushqejnë flokun nga rrënja tek majat. Këto vajra esencialë ndihmojnë në rritjen e flokut, rrisini qarkullimin e gjakut në rrënjë dhe eliminojnë zbokthin.

Uthulla e mollës nga ana tjetër është një produkt natyral i shkëlqyer për shëndetin e flokut. Ajo përmirëson shkëlqimin natyral dhe u jep flokëve një paraqitje të shëndetshme sepse ka efekt pastrues nga mbetjet e ndryshme që akumulohen në rrënjë.

Kura në fjalë është shumë e thjeshtë.

Përgatitja:

Mjafton të vendosni disa degë rozmarine në një kavanoz qelqi dhe ta mbushni me uthull molle. Lërini të qëndrojnë së bashku për rreth dy javë dhe tundeni kavanozin çdo ditë për të mundësuar përzierjen më të mirë të përbërësve.

Në fund të periudhës dy javore, kullojeni lëngun dhe uthullën e aromatizuar përdoreni për shpëlarjen e flokut. Për shpëlarjen e flokut, uthulla me rozmarinë duhet tretur në ujë.

Në një gotë uji duhet të hidhni katër lugë gjelle nga uthulla me rozmarinë dhe pjesën tjetër të gotës mbusheni me ujë.

Këtë sasi ju mund ta hidhni edhe në një shishe spërkatëse ose ta hidhni direkt në flokë pasi i keni larë ato. Nëse keni flokë të yndyrshëm duhet të përdorni më shumë uthull dhe nëse keni flokë të thatë më pak.

Pasi ta keni hedhur mbi flokë, masazhojeni skalpin dhe mbajeni tretësirën për disa minuta. Ekspertët thonë që nuk duhet të shqetësoheni për aromën sepse ajo do të largohet sapo flokët të thahen.

Këtë trajtim mund ta përdorni një herë në javë.

Floke molle Rozmarinë uthull
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur është momenti më i përshtatshëm për të konsumuar mollë gjatë ditës

21:40 / November 4, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.