Lëkura ka nevojë për përkujdesje. Ska rëndësi mosha, ama gjithmonë është e këshillueshme që ta mirëmbajmë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por, shpeshherë përveç kremrave hidratues duhet ta ushqejmë fytyrën nëpërmjet maskave të ndryshme, që të jetë më e shëndetshme dhe plot jetë.
Sigurisht një pjesë e madhe e jona nuk gjejmë kohën e duhur nga mbingarkesat e ditës. Ndërsa disa të tjera mund të jenë pak “dembele” në përdorimin e maskave, pasi ato kërkojnë kohë.
Neve sjellim një zgjidhje për ju, që kursen kohë dhe nuk ka aspak rrëmujë. Maska në fjalë përbëhet nga vetëm një përbërës, kastravec të ngrirë. Ky truk ndihmon në eleminimin e poreve të hapura dhe kunder shfaqjes së rrudhave në lëkurë.
Më poshtë do të gjeni disa mënyra të shpejta e të thjeshta:
1- Kastravec i grirë në rente i vendosur në ngrirje
Merrni një kastravec dhe grijeni në rende. Hidheni masën homogjene në enën që përdoret posaçërisht për në ngrirje dhe vendoseni në frigorifer.
Mund ti aplikoni direkt edhe rreth zonës së syve për disa sekonda në mëngjes dhe në darkë. Është kaq e thjeshtë dhe nuk merr kohë fare. Do të keni një fytyrë rrezëllitëse.
2- Kastravec i mbuluar me ujë, vendosur në ngrirje
Prisni kastravecin në feta dhe mbulojeni me ujë në kubat e akullit. Vendosni në ngrirje, dhe pastaj e aplikoni në fytyrë.
3- Aplikimi i fetave të kastravecit direkt në fytyrë
Një mënyrë tjetër është ta prisni kastravecin në feta dhe ta vendosni në ngrirje në një pjatë për rreth një orë. Me pas i nxirrni nga frigoriferi dhe vendosini fetat e akullta të kastravecit në fytyrë për 10-15 minuta, duke qëndruar në qetësi. Shpërlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe ndjehuni më të freskëta.
Maskë me kastravec
Përdorimi i fetave të ngrira të kastravecit janë fantastike kur aplikohet në lëkurë, pasi kastraveci është plot antioksidantë, anti-inflomantor dhe përmban vitaminat A, B1, C, si dhe biotinë dhe kalium.
Kastraveci është mjaft efektiv në luftën kundër rudhave, sepse ai ka efekt lifting dhe e bën fytyrën tuaj të duket më e re dhe më e shëndritshme. Mund të cilësohet si një ndër hidratusët më të mirë që i jep lëkurës shkëlqim dhe jetë.