Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

800 skelete nën ujë: Analiza e ADN-së shton misterin e liqenit /Foto/

21:53 / August 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët kishin menduar deri më sot se qindra skeletet e gjetura brenda liqenit Rupkund, në Himalajat indiane, kanë qenë të pelegrinëve që mund të kenë vdekur gjatë një stuhie rreth 1000 vite më parë, por analizat më të fundit e hodhën poshtë këtë ide.

Brenda liqenit janë jo pak, por 800 skelete njerëzish, ndaj kohët e fundit u krye një studim ADN-je që shpresonte të hidhte pak dritë, por rezultatet vetëm sa e shtuan misterin.

Analizat e ADN-së të kryera në fillim-vitet 2000 kishin sugjeruar se të vdekurit ishin nga Azia e Jugut, rreth vitit 800 të erës sonë. Shenjat tregonin se të gjithë kishin vdekur në të njëjtën kohë.

Por analiza më të plota të kryera kohët e fundit, kanë treguar se 23 prej skeleteve kanë vdekur në një tjetër periudhë, midis shekullit VII dhe X, ndërsa 14 të tjerë kanë vdekur 1000 vite më vonë, po ashtu në të njëjtën ditë.

Dhe ndryshe nga të tjerët, grupi i fundit e ka origjinën nga Mesdheu, nga Greqia dhe Kreta, më saktësisht. Në të njëjtën ditë me këta ka vdekur edhe një person me origjinë nga Azia lindore.

Kjo bën të ngrihen pyetje të tjera rreth misterit 50 vjeçar. Ç’bënte një grup mesdhetarësh në Rupkund, dhe pse vdiqën njëherëazi? Për më tepër, shkencëtarët as nuk e dinë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen me saktësi.

Skeletet janë të të dy gjinive, dhe në to nuk është gjetur asnjë shenjë dhune luftarake, as armë rrethe  rrotull. Veç kësaj, gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë, sipas analizave të ADN-së, ndaj kjo përjashton edhe mundësinë e ndonjë epidemie në masë.

adn liqeni
1 19
2 17
3 15
4 13

adn himalaja liqeni skelete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.