Gatimet e bëra nga duart e nënave asnjëherë nuk dalin nga moda. Gjithmonë e më shumë, sado vite që kalojnë, ne sërish do duam ndonjë ëmbëlsirë apo ushqim të gatuar prej saj.
Ëmbëlsira që do të ndjekim në vijim është ndër më të shijshmet që ato dinë të gatuajnë në familje.
Me përbërësin kryesor miellin e misrit, ajo është goxha e pëlqyeshme nga të gjithë e sidomos nga fëmijët e vegjël, fansat numër një të ëmbëlsirave.
Receta që zgjodhëm për të publikuar këtë herë quhet sodanik dhe nënat mund ta gatuajnë atë në dy mënyra, të kripur dhe të ëmbël.
Versioni që do të tregojmë më poshtë është në gjendje të ëmbël dhe nëse e duam të kripur, mjafton të ndryshojmë sheqerin dhe kripën.
Përbërësit
0.5 kg miell
3 kokrra vezë jo shumë të mëdha
1 gotë normale kos
Pak vaj
1 lugë kafeje sodë
1 gotë sheqer
Si ta përgatisim
Bashkojmë kosin, sodën, vajin dhe pak kripë. Sasia duhet të jetë deri kur të laget e gjithë sasia e miellit.
Pasi rrihen vezët, shtojmë vezët dhe vajin dhe 1- 1.5 gotë kos.
Nëse e duam të ëmbël, hidhet një gotë me sheqer.
Pasi i kemi hedhur të gjitha , në fund shtojmë mielli.
I përizejmë derisa të krijohet n jë brumë si ai i kekut. Hidhet në tepsi të lyer dhe e lëmë për rreth 30 min. Piqet në furrë në gradë 180.