Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gazmend Kapllani/ Boll më, Shqipëria nuk është vilajet i Greqisë që të na kërcënoni dhe të na bëni të fortin!

13:02 / August 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gazmend Kapllani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

K.Katsifas kreu një veprim terrorist (siç do ta përshkruanin të gjithë standardet ndërkombëtare) në territorin e Shqipërisë. Ai ishte një ekstremist i djathtë që besonte dhe dëshironte një konfrontim të armatosur midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ajo që pasoi për fat të keq ishte “neutralizimi” i tij nga policia shqiptare (siç do të ndodhte në çdo vend të botës kur një terrorist i armatosur refuzonte të dorëzohej). Për t’i lehtësuar gjërat, pala shqiptare pranoi pa pengesa palën greke që të vinte dhe të ekzaminonte rastin në terren. Kështu, ish-shefi i policisë greke dhe mjekë ligjorë shkuan në Shqipëri dhe nxorën gjetjet e tyre. Ministri aktual i Jashtëm i Greqisë, N. Dendias i tund gishtin Shqipërisë – ndërsa bëhet fjalë për një çështje të saj të brendshme – sikur Shqipëria të jetë një koloni apo vilajet i Greqisë.

Kjo sjellje prej të forti ndaj Shqipërisë duhet të përfundojë këtu dhe tani z. Dendias. Jo vetëm sepse është qesharake dhe e rrezikshme, por edhe sepse e ka bërë Greqinë një vend të diskretituar edhe në Ballkan. Dhe kjo për faktin se politikanët grekë kryejnë politikën e jashtme, jo në interes të vendit dhe standardeve ndërkombëtare, por duke menduar se si të shesin nacionalizëm dhe trimëri tek zgjedhësit e tyre.

Me këtë rast, z. Dendias, do të ishte një ide e mirë për të parë të gjithë elementët ekstremistë grekë që kanë vizituar për vite me radhë Shqipërinë, duke filluar me terroristët e MAVI në fillim të viteve ’90 (çfarë me të vërtetë ndodhi me ta?), deri në anëtarët e Agimit të Artë që po mundohen të bëjnë Shqipërinë e Jugut, Mekën e tyre. Ata po përpiqen të hedhin në ajër marrëdhëniet greko-shqiptare dhe kursin europian të Shqipërisë dhe Greqisë së bashku. Për të mos përmendur 170 civilët shqiptarë, të cilët janë vrarë nga policia greke që nga viti 1990, pa asnjë përgjegjës. Boll më!. /Marrë nga adresa e shkrimtarit në FB

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Derisa të jemi kaq të këqinj dhe kundër njëri-tjetrit përballë të huajve…

13:00 / September 20, 2026

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.