Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Humbjet e papritura të ekuilibrit, çfarë po ndodh me organizmin tonë

11:33 / August 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
woman holding her head due to dizziness and loss of balance
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Humbja e papritur dhe e vazhdueshme e drejtpeshimit të trupit është një shenjë shëndetësore që nuk duhet lënë pas dore. Drejtpeshimi i trupit kërkon angazhimin e një sërë procesesh të organizmit siç janë sistemi pamor, ai i dëgjimit dhe të tjerë.

Çrregullimet që sjellin humbjen e drejtpeshimit janë të ndryshme por më të përhapurat renditen në vijim.

1. Marramendja

Prish ekuilibrin sepse shoqërohet me ndjesinë sikur gjithçka përreth teje rrotullohet. Marramendja kryesisht shkaktohet nga problemet me veshin e mesit.

2. Viruset që prekin nervat e veshit të Mesit

Prania e viruseve shkakton inflamacion të nervit që lidh veshin e mesit dhe trurit. Si pasojë e viruseve, njeriu pëson humbje të dëgjimit, zhurmë në vesh, marramendje dhe humbje të ekulibrit që mund të zgjasë nga disa orë në disa ditë.

3. Humbja e ekuilibrit si pasojë e baktereve

Bakteret dhe mikrobet arrijnë të infektojnë kanalet e veshit duke shkaktuar enjtjen e tij, konfuzion të trurit dhe marramendje. Si pasojë e këtij problemi, njeriu ka temperaturë, të vjella dhe humbje dëgjimi. Ky problem zakonisht zgjidhet pa pasur nevojë për trajtime, por ndonjëherë mund të keni nevojë për trajtim të mirëfilltë mjekësor.

4. Sëmundja e Menier-it

Kjo sëmundje është e rrallë por shkakton marramendje serioze që zgjat nga 20 minuta në disa orë. Ajo shoqërohet me humbje dëgjimi dhe të vjella. Medikamentet, regjimi i duhur ushqimor dhe ushtrimet për ekuilibrin mund t’ju vijnë në ndihmë.

5. Efektet anësore të disa Mjekimeve

Në disa raste përdorimi i disa ilaçeve dhe medikamenteve mund të shkaktojë marramendje. Këto barna janë: antibiotikët, ilaçet kundër depresionit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit. Nëse vini re që keni marramendje pas marrjes së ilaçit, konsultohuni me mjekun, por mos e ndërprisni kurën.

6. Migrena

Ushqimi, stresi dhe shkaktarë të tjerë të migrenës mund të dëmtojnë nervin vestibular të veshit dhe shpesh të shkaktojnë marramendje. Në këtë rast, marramendja shoqërohet me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, zhurmë në vesh dhe të përziera.

7. Goditjet dhe përplasjet e kokës

Një goditje në kokë mund të dëmtojë ekuilibrin e trupit në shumë mënyra. Përveç dëmtimit të veshit të mesit, ajo mund të ndikojë edhe tek shikimi dhe tek funksionet e trurit.

8. Të Përzierat

Udhëtimi me anije, makinë, tren ose avion mund të shkaktojë të përziera dhe marramendje. Zakonisht këto ndjesi shuhen sapo të zbrisni nga mjeti me të cilin po udhëtoni. Në këto raste përpiquni të përqendroheni në një pikë të largët, ta mbani kokën drejt, të shmangni aroma të forta dhe të hani ushqime të lehta./agroweb

organizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Shega: fruti që lufton kancerin dhe plakjen

14:23 / October 5, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.