Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Recetë/ Kek me kajsi të freskëta

12:13 / August 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kek kajsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjidhja më e mirë për të ëmbëlsuar ditët tuaja është një copë keku me fruta, edhe për shkak të lehtësisë me të cilën gatuhet dhe përbërësve të pakët që kërkon.

Ndiqni më poshtë hap pas hapi si ta përgatisni kek me kajsi lehtë në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

300 gr miell, 100 ml qumësht, 80 ml vaj, 140 gr sheqer, 3 vezë, 4-5 kajsi të pjekura mirë, 1 pako pluhur fryrës për ëmbëlsira, sheqer pluhur sipas dëshirës.

Përgatitja

  • Filloni me rrahjen e vezëve.
  • Në një enë, të thellë hidhni vezët dhe filloni t’i përzieni ato me anë të një rrahësi elektrik ose një piruni.
  • Kur vezët të jenë rrahur mirë, shtoni edhe sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen derisa të shikoni që kokrrizat e tij janë shkrirë plotësisht.
  • Më pas shtoni qumështin të cilin sipas dëshirës mund ta zëvendësoni edhe me ujë në temperaturë ambienti dhe pak vaj.
  • Teksa vazhdoni me përzierjen, shtoni pak nga pak edhe miellin bashkë me fryrësin për ëmbëlsira.
  • Kur të jetë formuar një masë brumi kremoze e trashë dhe pa kokrra hidheni gjysmën e tij në një tavë rrethore me madhësi deri në 24 cm.
  • Ndërkohë prisni në copëza të vogla kajsitë dhe vendosini në një enë duke i përzier me dy lugë sheqer.
  • Pasi t’i keni përzier mirë, shtojini kajsitë në qendër të brumit që përgatitët më parë duke shtuar në fund gjysmën e mbetur të brumit.
  • Tundeni paksa tavën në mënyrë që brumi të shtrihet në të gjithë sipërfaqen e saj dhe bëni gati furrën për pjekje.
  • Lëreni në furrë për 35-40 minuta në temperaturë 180 gradë dhe kur të ketë marrë një pamje të artë keku juaj është gati.
  • Mund t’a servirni sipas dëshirës me pak sheqer pluhur sipër dhe keku me kajsi do t’ju mrekullojë me shijen e tij të mirë.

Freskëta Kajsi recete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Vlerat ushqyese të kajsive, nga shëndeti i zemrës te përmirësimi i gjumit

09:35 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.