Ishte duke shëtitur në një prej parqeve të Arkansas, kur e gjeti veten përballë një diamanti të verdhë prej 3.72 karatësh.
Miranda Hollingshead, një vajzë amerikane 27-vjeçare nga Texas, për vite me radhë kishte ëndërruar që të eksploronte Crater of Diamonds State Park në kontenë e Pike, por nuk kishte mundur deri të premten e kaluar.
Kështu bashkë me familjen e saj, të premten e kaluar u ndalën në park dhe nisi të kërkonte në parkun e njohur për diamante. Teksa kishin kaluar disa orë dhe ishte lodhur se nuk po gjente asgjë, u ul në hijen e një peme për të pushuar.
Mori në dorë celularin dhe nisi të shihte në Youtube se si mund të gjendeshin diamante.
Papritur diçka shkëlqeu pranë saj, mes disa gurëve. Duke gërmuar për ta nxjerrë gjeti një diamant prej 3,72 katratësh.
Lidhur me diamantin e gjetur, ajo vendosi që ta shesë.
Kushdo mund të gjejë diamante në parkun Crater of Diamonds State Park, mjafton që të paguajë 10 dollarë në hyje. Më shumë se 33 mijë diamante janë gjetur në park që nga viti 1972 nga vizitorë të ndryshëm./noal.al/