Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekzekutimi i Indrit Çelajt/ Familja Kusi hetohej prej dy vitesh nga Krimet e Rënda, ja për çfarë

17:22 / August 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Indriti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Dy vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Çelajt dhe babai i tyre rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Por, përveç hesapeve të mëparshme që kishin mbyllur me drejtësinë, ata rezultojnë të jenë edhe aktualisht pjesë e një hetimi të nisur prej dy vitesh, por që ende nuk ishte mbyllur.

Në vitin 2017, Policia e Tiranës ka referuar një material në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”. Burimet nuk japin më shumë të dhëna rreth këtij procedimi, por thonë se anëtarët e familjes Kusi, që aktualisht u përfshinë në vrasjen e 26-vjeçarit nga Mallakastra, dyshohet të kenë ngritur pasuri me të ardhura nga veprimtari kriminale.

Se në çfarë fushe shtrihet aktiviteti i jashtëligjshëm i tyre, burimet nuk saktësojnë asgjë, por derisa çështja është marrë në dorë nga Krimet e Rënda, duket se nuk bëhet fjalë për vepra të lehta penale. E duket se pas ngjarjes së të enjtes, ku u plagos rëndë e më pas humbi jetën 26-vjeçari Indrit Çelaj, e para që do të verifikohet nga Policia e Prokuroria do të jetë vila e Bujar Kusit, ku ndodhi ngjarja, mes rrugëve “Muhamet Gjollesha” e “Myslym Shyri”.

NDERTIMI

Ashtu sikurse në rastin e Porto Palermos, që një ndërtim pa leje në bregdet u zbulua, madje edhe u shemb vetëm pasi ndodhi një incident i rëndë me turistët spanjollë, duket se edhe me vilën 3-katëshe të familjes Kusi mund të ndodhë e njëjta gjë. U desh të vritej një punëtor 26-vjeçar, që në këtë objekt të nisnin verifikimet për të mësuar nëse ishte apo jo me leje. Menjëherë pas ngjarjes, në Policinë e Tiranës është zhvilluar një mbledhje urgjente për të verifikuar dokumentacionin.

Madje, burimet thanë se në përfundim të veprimeve ka nisur procedim penal për një punonjës të bashkisë. Ky i fundit, ndonëse kishte konstatuar se Bujar Kusi nuk kishte respektuar lejen e marrë për punimet që do të kryente në vilë, duke kaluar përtej saj, ishte mjaftuar vetëm me një gjobë.

Edhe pse në raste të tilla duhej vepruar me bllokim punimesh. Tashmë, pas ngjarjes, një grup inspektorësh të IKMT, kanë shkuar pranë objektit ku ndodhi vrasja për të kryer edhe ata verifikimet e nevojshme. Burimet thanë se pjesa ku është shtuar një pjesë pa leje, pritet që të shembet gjatë ditëve në vazhdim.

BUJAR KUSI U PROCEDUA PËR VJEDHJE ENERGJIE

Më datë 03.12.2014, Prokuroria e Tiranës, mbi bazën e materialeve të ardhura nga Drejtoria e Policisë Tiranë, Komisariati Nr.2, ka regjistruar procedimin penal Nr. 9047/ 2014 në ngarkim të të pandehurit Bujar Kusi, duke e akuzuar për veprën penale “Vjedhje të energjisë elektrike”.

Nga aktet e fashikullit të hetimit paraprak, pjesë e dosjes gjyqësore, ka rezultuar fakti se më 2 dhjetor 2014, Policia Gjyqësore ka marrë dijeni nga OSHEE për vjedhje të energjisë elektrike nga shtetasi Bujar Kusi, banor në rrugën “Myslym Shyri”, Tiranë. Nga këqyrja e kryer nga Policia Gjyqësore ka rezultuar e provuar se apartamenti i banimit në rrugën “Myslym Shyri” është pronë e Griseldo Kusit, i cili në atë kohë jetonte jashtë vendit dhe aty ndodheshin prindërit. Gjykata vendosi që të pushonte çështjen në ngarkim të tij/ Panorama/

ekzekutimi Indrit Celaj krimet e renda tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.