Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Për postierin u kërkua dëmini me 384 vjet burg, pse nuk shpërndau letrat. Lexoni edhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

17:20 / January 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dënimi më i gjatë i kërkuar ndonjëherë për një të pandehur është 384.9 vjet burg, kundër një postieri 22-vjeçar në Spanjë, i cili u akuzua se kishte dështuar të dërgonte në destinacion 42.768 letra. Por ndryshe nga dënimi disa-shekullor që pati kërkuar prokurori i çështjes, i riu u dënua në fakt vetëm me 14 vjet e 2 muaj burg.

Futbollisti Li Tod i skuadrës Cross Farm Park Celtic në Skoci, mban rekordin si lojtari që është ndëshkuar më shpejt me karton të kuq në historinë e futbollit. Ai u nxorr jashtë loje pas vetëm 2 sekondash nga fillimi i ndeshjes, për shkak të fyerjes ndaj arbrit të ndeshjes. Tod u ankua për zhurmën që shkaktoi bilbili, duke u shprehur:”Fuck me that ëas loud!”.

Ne Gjermani ekziston një popullatë derrash të egër, që kanë përmbajtje të lartë radioaktiviteti. Ata janë kontaminuar nga radioaktiviteti, i mbetur pas shkatërrimit të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë 3 dekada më parë, dhe numri i këtyre kafshëve po rritet.

Një student universitar në SHBA, u shkroi një letër proteste autoriteteve kundër ligjit që detyron përdorimin e rripave të sigurisë gjatë udhëtimit me makinë, duke thënë se ato janë një “ndërhyrje në liritë individuale”, dhe se ai vetë nuk do t’i përdorte kurrë. Ironikisht, i riu vdiq pak muaj më vonë në një aksident rrugor, dhe 2 pasagjerët e tij mbijetuan pasi ata kishin vënë rripat e sigurisë.

Orizi që hidhet gjatë ceremonive martesore nuk përbën asnjë rrezik për zogjtë. Është vetëm një mit që kokrrat e orizit thithin ujin nga organet e zogjve, duke u shkaktuar atyre fryrjen dhe ngordhjen e sigurt.

Propozimi i parë për ndërtimin e një tuneli nën Kanalin e La Manshit mes Anglisë dhë Francës, u paraqit nga një francez në vitin 1802. Sipas projekti, tuneli do të ndriçohej nga llambat e naftës, transporti do të bëhej me karrocat të tërhequra nga kuajt, dhe do të kishte një stacion pushimi në mes të tunelit për ndërrimin e kuajve.

Një nga piratët më të frikshëm dhe të urryer të Karaibeve, Mjekërziu, ishte në fakt aktiv si pirat për vetëm 2 vjet.

Kur u përgatit për rolin e tij të protagonistit në filmin “I fundmi i Mohikanëve” (1992), aktori amerikan Daniel Dei-Ljuis, e mësoi veten si të mbijetonte në xhungël, dhe nuk pranoi të hante asgjë që nuk e kishte vrarë vetë.

Në vitin 1770, parlamenti britanik miratoi një ligj që dënonte përdorimin e buzëkuqit nga gratë, duke deklaruar se “gratë që gjendeshin fajtore për joshjen e burrave të martuar nëpërmjet përdorimit të buzëkuqit, mund të gjykoheshin dhe dënoheshin për magji”.

Në vitin 2010, një student i jurisprudencës, ngriti një padi kundër një avokati që bëri një ofertë publike në “Dateline”, se do t’i jepte 1 milionë dollar cilitdo që mund të përshkoi distancën midis Aeroportit Xhekson dhe një hoteli (ku 4 vranë persona) në më pak se 30 minuta. Studenti e përshkoi atë në vetëm 19 minuta, por avokati refuzoi të paguante shumën e premtuar.

Megjithëse zepelini gjigand gjerman Hindenburg, ishte mbushur me 2 milionë metra kub gaz hidrogjeni tejet të ndezshëm, kishte një dhomë të posaçme për pirjen e duhanit.

Shkencëtarët nuk e dinin se sa i fortë do të ishte shpërthimi i prototipit të parë të bombës atomike, përpara se ai të shpërthente në shkretëtirën e Nju Meksikos në SHBA. Ata madje kishin përgatitur njoftime për shtyp çdo lloj ngjarjeje të mundshme, me termat nga “zhurma e madhe” tek “midis të vdekurve ishin…”.bota.al/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protestën e ka kapur PS”, Shalsi replikon me Curin: Kjo është sureale!

22:18 / June 25, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia rrethon zonën

21:57 / June 25, 2026

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

21:38 / June 25, 2026

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e ndihmës ekonomike në Elbasan, masa sigurie për 6 zyrtarë

16:02 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.