Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Protestën e ka kapur PS”, Shalsi replikon me Curin: Kjo është sureale!

22:18 / June 25, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shalsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si po sillet PS me protestën dhe protestuesit? Ishte kjo pyetja e ngritur sot në studion e Top Story, ku analistët dhe gazetarët dhanë qasjet e tyre mbi mënyrën se si e kanë parë këtë situatë, e cila vijon prej 26 ditësh.

Arian Curi e sheh protestën si të kapur nga PS-ja dhe për këtë ka një shpjegim.

“Për mua protesta është kapur nga PS. Ideja që e ka kapur Irani apo Greqia është kot, është hedhje tymi. Është kapur nga mazhoranca, sepse drejtuesit e protestës po i lodhin njerëzit dita-ditës, po i vënë të ecin me orë të tëra, po i nxjerrin me qëllim në kryqëzime që t’i procedojë policia. Gjëja më e rëndë që ka bërë mazhoranca për ta shkrirë këtë protestë është se vendosi një mikrofon në protestë. Kur erdhi diaspora, u ndje e fyer, sepse kur deshi të fliste nuk e lanë.

Bënë edhe një gjë tjetër, vetëm ditën që erdhi diaspora, protesta nuk bëri xhiro rreth Tiranës, por i mbajtën rreth Kryeministrisë, në mënyrë që të mos kishte ndonjë eskalim. Kur e pa se u tallën me të, u largua ditën e nesërme.

Ka një ftesë të dytë për diasporën më 4 korrik dhe disa kolegë të mitë thanë se protesta është antiamerikane, ndaj duan ta bëjnë në këtë datë. Jo, është e kundërta, është Rama pas saj. Sepse është ditëlindja e Ramës dhe, si narcisist, do që atë ditëlindje ta kalojë i mbuluar nga negativiteti. Do që këtë vit të gjithë ta festojnë ditëlindjen e tij në shesh. Pas 4 korrikut nuk i intereson më se çfarë ndodh”, tha Curi.

Curit iu përgjigj socialisti Eduard Shalsi, i cili kundërshtoi pretendimet e analistit.

“Mu duk surreal një pjesë e atyre që u thanë. Nuk e kisha dëgjuar dhe nuk e kisha menduar. Në radhë të parë, mund të jenë të painformuar, sepse thanë se u bë mbledhja, u dhanë porosi…

Ka një vijimësi që nga fillimi i protestës. Unë e kam nisur jetën politike duke protestuar dhe, natyrisht, pakënaqësitë në një sistem demokratik janë bashkudhëtare. Unë e di fort mirë se çfarë kemi bërë ne për të kuptuar motivet e njerëzve që kanë dalë në protestë, tipologjitë e tyre. Ajo nisi si kundërshti ndaj atij gardhi dhe aktit makabër që panë në Zvërnec.

Protesta është një pakënaqësi që mund të prodhojë rezultat. Kemi rastin e protestës së studentëve. Ka një pjesë të shëndetshme të protestuesve. Unë kam diskutuar, kam pasur edhe kushërinj aty… Kur kemi folur për pjesën vulgare, kemi pasur parasysh disa reagime”, tha Shalsi.

“Kushërinjtë e tu janë një nga argumentet që protestën e keni kapur ju”, iu përgjigj Curi.

“Kishte pjesë të shëndetshme. Unë kam shpenzuar shumë kohë. Një ditë, ndërsa më kapi protesta te Kullat Binjake, pashë fytyra që kishe qejf t’i shikoje. Kam pirë kafe me ta dhe kam kuptuar që kanë problematika; disa me pronat, disa me kualifikimet.

Kjo pjesë e shëndetshme është motivi pse jemi në politikë dhe luftojmë për të zgjidhur problemet”, u shpreh Shalsi.

curri kapur protesten PS Shalsi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia rrethon zonën

21:57 / June 25, 2026

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

21:38 / June 25, 2026

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e ndihmës ekonomike në Elbasan, masa sigurie për 6 zyrtarë

16:02 / June 25, 2026

Franca ndalon cisternën e flotës “fantazmë” Macron: “Ne nuk do të lejojmë që flota fantazmë të anashkalojë sanksionet”

15:27 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.