Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha thirrje Prokurorisë: Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur

10:58 / August 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kAJMAKU
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kryedemokrati Lulzim Basha iu rikthye çështjes së kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, i cili akuzohet nga Partia Demokratike se ka manipuluar të dhënat personale, pasi ka qenë i dënuar në Greqi.

Basha akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku se ‘’kanë vendosur veton që në Vorë të kandidonte për PS-në Agim Kajmaku’’. Më tej, Basha vazhdon se Kajmaku ‘’duhet të merret si i pandehur për shkeljen e Ligjit të Dekriminalizimit dhe të përballet me drejtësinë greke’’.

Duke e akuzuar Ramën për zgjedhjen e figurave me të kaluar kriminale në funksionet e larta publike, kreu i opozitës kërkon që shqiptarët të rrëzojnë kreun e qeverisë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/365305857715423/?t=1

Basha i pandehur largohet Prokurorisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.