Sekretet për të shpëtuar fëmijën për të mos u bërë impulsivë kur të rriten janë 9-11 orë gjumë dhe jo më shumë se 2 orë në ditë para ekraneve.
Sjellja impulsive është e lidhur ngushtësisht me gjumin dhe kohën që fëmija shpenzon duke qëndruar para pajisjeve elektronike.
Sipas ekspertëve amerikanë, sjellja impulsive ndërlidhet me probleme të shumta të shëndetit mendor por gjithashtu dhe me probleme të varësisë. Përfshijmë këtu çrregullimet e ngrënies, abuzimin me substance apo edhe sjelljet e varshmërisë.
Në këtë hulumtim janë analizuar të dhënat e 4.524 femijëve. Të dhënat u publikuan në revistën “Pediatrics”.
