Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gara për fituesin është hapur në fillim të gushtit, dy porte me konçesion

20:37 / August 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jahte port
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fillim të muajit gusht janë shpallur procedurat e dhënies me koncesion për ndërtimin e dy porteve të reja jahtesh ndërsa një tjetër nga bashkia e Tiranës për ndërtime shkollash. Sipas OpenDataAlbania gjatë muajit gusht janë përditësuar njoftimet për 3 konçesione.

Bëhet fjalë për konçesionet Porti i Jahteve Marina Rodon, Portin Marina Limon Sarandë si dhe për Infrastrukturën Arsimore, nga Bashkia e Tiranës.. Konçesioni për Partneritetin Publik Privat të Portit të Jahteve Marin Rodon është shpallur si procedurë në datën 6 gusht.

Afati për këtë kontratë 35 vite. Porti është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit rreth 7 km larg Kepit të Rodonit. Konçesioni tjetër është ai për Marina Limon dhe është parashikuar si Port Turistik i Shërbimeve.

Ky Port do të jetë i vendosur në Qytetin e Sarandës. Aktualisht terreni i parashikuar është nën administrimin e Portit Detar Sarandë. Edhe për këtë Port Konçesionari investimi është parashikuar me fonde të privatit dhe me afat kontrate prej 35 vitesh.

Konçesioni tjetër ka si kërkues Bashkinë Tiranë për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Zonën nr 4, për Projektim, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mbikëqyrjen dhe Kolaudimin e katër objekteve arsimore në njësitë administrative nr 8, numër 3 dhe Dajt. Afati i kontratës është 7 vite dhe 18 muaj të ndërtimit. Financimi i projekti është nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit.

Shpallja e këtyre konçesioneve të reja vjen në një kohë kur Partneritetet Publike Private janë etiketuar nga opozita si korruptive.

Ndërkohë në seancën e fundit të legjislaturës parlamentare maxhoranca qeverisëse amendoi ligjin e PPP-ve duke synuar një kontroll akoma edhe më të madh nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Koncesion porte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.