Kepi i Rodonit, është një prej plazheve më të bukur në Gjirin e Durrësit, i cili shtrihet në detin Adriatik dhe ofron peisazhe tërheqëse si dhe disa monumente historike e kulturore të veçantë.

Ky plazh, ndodhet vetëm pak kilometra larg Tiranës dhe ofron qetësinë dhe peisazhin që duhet vizituar nga të gjithë dashamirësit e natyrës.

Përveç bukurisë së rrallë të plazheve, zona ju ofron dy monumente kulture pranë njëri-tjetrit: Kishën e Shën Antonit (Shen Ndout ) dhe Kalanë e Skënderbeut.

Kisha e Shen Antonit
Kjo ndërtesë ka një arkitekturë të llojit romaniko-gotike, dhe sot mund të shihen gjurmë afresku apo dhe elementë të tjerë interesantë.


Kalaja e Skënderbeut
Kalaja që gjendet mu në anë të detit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1450 – 1452, në mënyrë që të kishte një dalje më të shpejtë në Adriatik në rastin e një pushtimi Osman.
Venedikasit e rindërtuan kalanë pas vitit 1500, dhe kjo ka mundësuar që të mbërrijë deri më sot në një gjendje mjaft të mirë.

Për të gjitha vlerat historike, kulturore e gjeografike që përmban, Kepi i Rodonit është zgjidhja më e mirë për një fundjavë relaksuese.


